Lidhje

Presidenti Obama flet për energjinë e pastër në fjalimin e javës


Presidenti Obama flet për energjinë e pastër në fjalimin e javës
Presidenti Obama flet për energjinë e pastër në fjalimin e javës

Presidenti amerikan Barak Obama e shfrytëzoi fjalimin e tij të përjavshëm sot për të folur për projektet e energjisë së pastër si mënyrë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e një ekonomie edhe më të fortë.

Zoti Obama solli si shembull kompaninë Bright Source, e cila ka në plan të ndërtojë centralin më të madh me energji diellore në shkretëtirën Mohave të Kalifornisë. Ai tha se projekti do të punësonte 1,000 punëtorë dhe kur të përfundohet parashikohet se do të prodhojë energji të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e 140 shtëpive.

Presidenti akuzoi republikanët e opozitës se janë zotuar t'u kundërvihen të gjitha nismave për energji të pastër. Zoti Obama tha se pengimi i këtyre projekteve nënkupton t'i dorëzosh Kinës dhe vendeve të tjera avantazhin në këtë sektor.

Në fjalimin e republikanëve, Senatori Miç Mekonell kritikoi shpenzimet qeveritare lidhur me paketat për stimulimin e ekonomisë dhe kujdesin shëndetësor.

XS
SM
MD
LG