Zyrtarë pakistanezë të sigurisë thonë se sulmet ajrore amerikane kanë vrarë të paktën 13 persona të dyshuar si militantë përgjatë kufirit të Pakistanit me Afganistanin.
Zyrarët thanë se sulmi i parë ndodhi sot, në provincën lindore të Paktikës dhe në të u vranë 7 persona të dyshuar si militantë.
Disa orë më vonë, zyrtarët pakistanezë thanë se avionë pa pilot goditën një qendër militantësh në rajonin jugor të Vaziristanit. U njoftua se u vranë të paktën 6 militantë të tjerë u vranë në këtë sulm.
Këtë muaj SHBA kanë kryer të paktën 16 sulme me raketë kundër forcave talebane dhe qendrave të militantëve me lidhje me Al Kaidën