Lidhje

Parlamenti shqiptar miratoi në parim një rezolutë në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave


Parlamenti
Parlamenti

Në Shqipëri parlamenti miratoi mbrëmë në parim një rezolutë në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave. Rezoluta u miratua me votat e shumicës dhe opozitës, e cila hyri në sallën e parlamentit vetëm për të marrë pjesë në këtë pikë te rendit të ditës.

Për afër dy orë palët u përfshinë në debate lidhur me procesin por edhe me disa pika të përmbajtjes së tekstit të rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike, veçanërisht në pjesët ku sipas opozitës shumica lavdëronte punën e qeverisë së saj. Megjithatë, në fund palët ranë dakort që ta votojnë atë në parim ndërkohë që përfaqësues të shumicës dhe opozitës do të punojnë për disa ndryshime në përmbajtje për të arritur në një variant të pëlqyeshëm për të gjithë.

Gjatë seancës së mbrëmshme ministri i brendshëm Lulzim Basha bëri një prezantim të hapave të marrë nga Shqipëria në përmbushje të udhërrëfyesit të komisionit europian për vizat. Ai deklaroi se autoritetet shqiptare i janë pergjigjur plotesisht detyrimeve që rrjedhin nga udhërrëfyesi.

Ekspertët europian kanë përfunduar tashmë verifikimet për masat e marra nga Shqipëria dhe Komisioni Evropian do të duhet të hartojë raportin e tij brenda muajit prill, për t’i kaluar më pas propozimin për vendim Këshillit dhe Parlamentit Evropian.

XS
SM
MD
LG