Lidhje

Policia shqiptare njofton për operacione të reja anti-drogë


Policia shqiptare njoftoi sot për operacione të reja në bllokimin e transportimit të marijuanës.

Në Vlorë dhe në Gjirokastër gjatë ditës së sotme janë sekuestruar rreth 1,1 tonë lëndë narkotike. Policia e Gjiroakstrës tha se rreth 400 kilogramë marijuanë u bllokuan në një automjet tregëtar që transportonte perime nga fshati Lazarat në drejtim të Gjirokastrës.

Sasia e marijuanës, e paketuar në njësi të vogla, ishte fshehur mes ullinjsh dhe qepësh qe po transportoheshin me nje kamion tregëtar nga qyteti i Vlorës . Policia tha se arrestoi shoferin e automjetit dhe se po punon për të zbuluar destinacionine lëndës narkotike.

Ndërkohë, po sot, policia e Vlorës njoftoi për bllokimin afër brigjeve të Karaburunit të rreth 700 kilogramëve marijuanë.Sasia e drogës ishte përgatitur të transportohej drejt Italisë. Policia tha se sasia e mariuanës pritej të ngarkohej në një gomone e cila është sekuestruar në bregdet nga forcat policore shqiptare.

Afër 1.2 tonë të tjera me marijuanë u sekuestruan në tre operacione të vecanta edhe gjatë ditës së djeshme. Nje sasi prej 840 kilogramë u zbuluan po në Vlorë në afërsi të gadishullit të Karaburunit. 300 kilogramë të tjera u zbuluan në një fshat pranë Tiranës, ndërsa 60 kilogram u kapën në segmentin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
XS
SM
MD
LG