Lidhje

Irak: Kleriku Al Sadër bën thirrje për rezistencë kundër amerikanëve


Irak: Kleriku Al Sadër bën thirrje për rezistencë kundër amerikanëve
Irak: Kleriku Al Sadër bën thirrje për rezistencë kundër amerikanëve

Kleriku me influencë Moktada al-Sadr e ka shfrytëzuar fjalimin e tij të parë që pas kthimit në Irak për t’u bërë thirrje përkrahësve të tij t’i bëjnë qëndresë atij që e cilëson si pushtim amerikan.
Kleriku shiit Al Sadr u tha mijëra përkrahësve që e pritën me brohoritje sot në Naxhaf, t’i thonë JO Shteteve të Bashkuara dhe t’i bëjnë rezistencë me çdo mjet të mundshëm. Por ai paralajmëroi gjithashtu që të mos cënohen irakianët dhe t’i jepet një shans qeverisë irakiane të dëbojë forcat amerikane nga vendi.
Fjalimi i Al Sadrit ishte i pari që kur ai u kthye në atdhe të mërkurën pasi kishte jetuar në Iran për më shumë se 3 vjet.
Ambasada amerikane në Bagdat u shpreh se fjalimi nuk sjell asgjë të re.

XS
SM
MD
LG