Lidhje

6 të vrarë nga një bombë në anë të rrugës në kryeqytetin somalez


Një shpërthim me bombë në anë të rrugës shkaktoi sot të paktën 6 të vrarë në kryeqytetin e Somalisë, ndërsa forcat pro-qeveritare vazhdojnë të luftojnë me kryengritësit islamikë.

Bomba goditi një autobuz dhe plagosi të paktën 12 njerëz të tjerë. Asnjeri nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ndërkohë, grupi militant Al-Shabab dhe ushtarë qeveritarë shkëmbyen të shtëna me predha në Hodan, Bondere dhe Halvang të Mogadishut. Dëshmitarët thanë se në këto luftime u vranë disa njerëz të tjerë.

Kjo është dita e 9-të rresht e luftimeve në Mogadishu, që kur Al Shabab tha se kishte filluar një ofensivë kundër trupave qeveritare dhe atyre të Bashkimit Afrikan që e mbështesin atë.

Qeveria somaleze i mohoi sot njoftimet se trupat etiopiane kanë hyrë në territorin somalez dhe morën kontrollin e qytetit Beledejne nga grupi Al Shabab.

XS
SM
MD
LG