Lidhje

Pastori i Floridas thotë se nuk do të djegë asnjëherë kopje të Kuranit


Një pastor i Floridës, i cili i anuloi planet për djegjen e disa kopjeve të Kuranit, tha se nuk do ta ndërmarë kurrë një veprim të tillë. Ai i bëri këto komente në një intervistë që dha sot për rrejtin televiziv NBC.

Ai tha se kisha e tij me 50 anëtarë ka patur sukses në ekspozimin e atij që- e quajti element tepër i rrezikshëm dhe radikal të fesë islamike.

Kisha Xhons, e cila njihet gjithashtu si Qendra Botërore Dove, shkaktoi indinjatë në mbarë botën dhe shumë njerëz e dënuan planin e tij për djegjen e disa kopjeve të Kuranit sot, më 11 shtator, me rastin e 9 vjetorit të sulmeve terroriste.

Prifti Teri Xhons shkoi mbrëmë në Nju Jork, në përpjekje për t’u takuar me imamin Feizal Abdul Rauf, i cili thotë se nuk ka plane për takimin, apo për të ndryshuar vendimin për ndërtimin e Qendrës Islamike. Dhe takimi nuk ka ndodhur.

Presidenti Barak Obama tha se plani i djegjes së Kuranit do t’i rrezikonte trupat amerikane në vende myslimane. Në një konferencë shtypi dje, Presidenti bëri thirrje për tolerancë fetare dhe tha se Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Islamin, por me një pakicë njerëzish që kryejnë akte të urryera, të cilët vrasin “myslimanët më shumë se kushdo tjetër”, siç u shpreh ai.

Presidenti amerikan Barak Obama tha se qeveria ishte e “detyruar” t’ia bënte të qartë klerikut amerikan se veprimet e tij do të rrezikonin trupat amerikane, disa dhjetra mijëra prej të cilëve shërbejnë në vende myslimane. Presidenti solli si shembull protestat që janë zhvilluar në Afganistan. Ai tha se djegia e Kuranit do t’u shkaktonte Shteteve të Bashkuara “dëme të rënda në gjithë botën”.

Kritikët kanë thënë se propozimi për ndërtimin e një xhamie pranë Kuotës Zero, vendit kur para sulmeve terroriste ndodheshin dy kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, do të ishte mungesë respekti për të vrarët, por përkrahësit thonë se ndërtimi i qendrës do të afronte Perëndimin me botën myslimane.

XS
SM
MD
LG