Në Kosovë, lëvizja Vetëvendosje dënoi ndërhyrjen e policisë për arrestimin e deputetit të kësaj lëvizjeje Albin Kurti një ditë më parë. Duke e akuzuar pushtetin për veprime autoritare, kjo lëvizje tha se qeveria është ndjerë e frikësuar nga kundërshtimi i marrëveshjeve me Serbinë dhe asaj për kufirin me Malin e Zi gjatë protestës së ditës së shtunë të organizuar nga partitë opozitare. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bëri thirrje sot për vendosjen e dialogut politik, ndërsa qeveria theksoi gatishmërinë për të biseduar rreth shqetësimeve të opozitës.