Lidhje

Albumi “Home” i këngëtarit të muzikës kantri Dierks Bentley


Ylli i muzikës kantri Dierks Bentley ka një ndikim të madh nga rryma të ndryshme muzikore. Albumi i tij i fundit “Home” është një prej më të pëlqyerve në tregun muzikor amerikan. Kënga me të njëjtin titull që është pjesë e albumit, mendohet të jetë një nga kandidaturat më të mundshme për këngën më të mirë në vitin 2012.

Albumi me titull “Home” i këngëtarit të muzikës kantri Dierks Bentley është i nënti i cili renditet në krye të klasifikimeve gjatë karrierës së tij. 36 vjeçari nga Arizona ishte në turneun e tij në Australi kur mësoi se albumi i tij ishte në vendin e parë.

Ai tha se për të ishte shumë domethënëse të shihje njerëz nga vende të ndryshme të këndonin këngën me titull “Home”. Mesazhi patriotik i këngës ka prekur shumë ushtarët që kthehen nga lufta në atdhe. Edhe presidenti Obama është adhurues i kësaj kënge e cila është kandidaturë për çmimin e Këngës më të mirë Kantri për vitin e ardhshëm. Sipas njoftimeve, kënga “Home” është ndër këngët e përzgjedhura nga presidenti për fushatën e tij elektorale.

Kënga që po ndjekim “Am I the only one” është e para e albumit “Home”. Kjo këngë renditet e para në 10 më të mirat e vitit 2011 për muzikën kantri. Dierks ka punuar për 18 muaj me këtë album. Fillimisht ai mendoi se këngët e albumit nuk kishin elementin country, bluegrass dhe rrok që përbëjnë muzikën për të cilën ai njihet ndaj ai vendosi që të ripunonte edhe një herë të gjitha këngët e albumit.

Në albumin “Home” ka këngë të të relizuara me muzikantët Sam Bush dhe Tim O”Brien. Sëbashku me Karen Fairchild të grupit popullor country Little Big Town, ndjekim tani këngën “When you gonna come around”.

XS
SM
MD
LG