Lidhje

Aleanca e Natos u përgjigjet sulmeve të kryengritësve në bazat e saj në Afganistan


Aleanca e Natos u përgjigjet sulmeve të kryengritësve në bazat e saj në Afganistan
Aleanca e Natos u përgjigjet sulmeve të kryengritësve në bazat e saj në Afganistan

Aleanca e Natos tha se forcat e saj në Afganistanin lindor sprapsën sulmet e kryengritësve në një bazë dhe një kamp amerikan dhe vranë 13 sulmues.

Aleanca tha se kryengritësit hapën zjarr para agimit sot me raketa dhe automatikë në bazën Salerno dhe pranë kampit Chapman në provincën Kost.

Natua tha se focat afgane dhe ato të koalicionit iu përgjigjën sulmeve dhe arrestuan pesë anëtarë të një grupi kryengritës të lidhur me al-Kaidën. Aleanca tha se nuk pati viktima në radhët e saj apo të forcave afgane.

Policia afgane tha se gjeti trupat e 14 kryengritësve pas luftimeve dhe morri nën kontroll dy makina të mbushura me municione dhe eksplozivë.

Aleanca e Natos tha se kryengritësit e vrarë në luftime ishin të veshur me jelekë me eksplozivë dhe tre prej tyre u qëlluan nga një sulm ajror i Natos ndërsa po përpiqeshin të largoheshin nga baza Salerno. Një zëdhënës i talebanittha se grupi militant sulmoi me gati 30 luftëtarë përfshi autorë të sulmeve vetvrasëse.

XS
SM
MD
LG