Lidhje

Kthehet në atdhe trupi i gazetares japoneze Yamamoto


Gazetarja u vra kur po mbulonte zhvillimin e konfliktit mes forcave qeveritare siriane dhe kryengritësve në Aleppo

Trupi i gazetares japoneze që u vra në Siri mbërriti sot në Japoni. Mika Yamamoto është gazetarja e parë e huaj që u vra në Aleppo që nga fillimi i luftimeve mes forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse rreth 1 muaj më parë në këtë qytet.

Yamamoto u vra të hënën, kur u ndodh në mesin e luftimeve. Motrat e saj dhe një koleg kishin shkuar për të sjellë trupin e saj në Japoni. Organizata Reporterët pa Kufij thotë se Mika Yamamoto është gazetarja e 5-të e huaj që vritet në Siri që nga fillimi i dhunës vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG