Lidhje

Ali Ahmeti: Arritje të mira në vitin 2011 për shqiptarët në Maqedoni


Ali Ahmeti: Arritje të mira në vitin 2011 për shqiptarët në Maqedoni
Ali Ahmeti: Arritje të mira në vitin 2011 për shqiptarët në Maqedoni

Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se janë shënuar arritje të mira në vitin 2011 dhe se priten avansime të tjera sa u përket të drejtave të shqiptarëve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai flet për përfaqësimin dhe pozitën e shqiptarëve në institucionet shtetërore, për raportet me opozitën shqiptare, për synimet integruese të Maqedonisë dhe çështje të tjera; Ndërkohë thekson se ende ka funksionarë shqiptarë të cilët për shkak të komplekseve personale, nuk e përdorin gjuhën shqipe në komunikim me institucionet.

Ai thekson katër çështje të rëndësishme për shqiptarët e këtushëm por dhe për vetë Maqedoninë, paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e vendit:

Ligji për interpretimin autentik të katër rasteve të Hagës, ligji për simbolet kombëtare dhe gjuhën, harmonizimi i programeve zgjedhore mes BDI-së dhe VMRO-së, si dhe buxheti me anë të konsensusit.

z. Ahmeti vë në dukje nevojën për thellimin e komunikimit dhe dialogut politik, ndërkohë që shprehet se për këtë duhet vullneti i dy palëve.

Vitin 2012 e vlerëson si vitin dhe shekullin e shqiptarëve për shkak të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe aktiviteteve të shumta që do të zënë vend.

Në lidhje me problemin e emrit të Maqedonisë, ai bën të ditur se informohet për gjithçka në kuadër të bisedimeve, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve (të Maqedonisë) që në këtë kuadër, të tregojnë më tepër interes për fatin e vendit të tyre.

XS
SM
MD
LG