Lidhje

Një ëndërr amerikane e realizuar


Amerika shpesh quhet, “vendi i mundësive.” Vetëm në vitin 2011, më shumë se një milion imigrantë u bënë banues të përhershëm , drejt udhës për nënshtetësi. Shumë vijnë në SHBA për t’iu shmangur problemeve të vendeve ku jetojnë, dhe disa për tu dhënë fëmijëve mundësi më të mira. Ata me shpirt biznesi gjejnë këtu mundësinë për të realizuar ëndrrat e tyre. Dhe kur kjo ndodh, ata mund të ndryshojë edhe jetët e njerëzve të tjerë.

Ajo që po shihni këtu është Ëndrra Amerikane. Ali Saifi la Iranin gati 40 vite më parë për të filluar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.

“Është një vend shumë interesant sepse të lejon të bësh çfarë të duash”.

Ai donte të hapte një restorant. Kështu që, në vitin 1981 ai ia arriti qëllimit, siguroi të drejtat për të hapur një filial të restorantit Subway në Greenville të Karolinës së Jugut.

“Ky është restoranti i parë Subway që ne hapëm në Greenville 30 vite më parë”.

Sot, ai ka më shumë se 400 restorante.

“400 restorante që punësojnë rreth 4000 njerëz”.

Pagat e atyre 4 mijë personave kapin rreth 40 milion dollarë. Dhe taksat që ata paguajnë për këtë janë rreth 6 milion.
“Pastaj ka një numër të madh punonjësish indirektë, si shpërndarësi i ushqimit, shoferi i kamionit, paketuesit e mallrave. Janë të gjithë njerëz nga të cilët ne blejmë produktet dhe ata që i transportojnë”.

Kjo është ana tjetër e Ëndrrës Amerikane. Ëndrra që suksesi i një njeriu të vetëm mund të ndihmojë të tjerët të realizojnë ëndrrat e tyre.

“Ky restorant ka kuptim më të madh për mua, dhe nuk është thjesht një vend pune. Është pjesë e jetës time”.

Njihuni me LaKim Campbell. Ajo u punësua në Subway dy vite më parë me rrogë minimale.

“Tre muaj pasi fillova punë isha shtatzënë, dhe mu desh të largohesha tre javë, pas kësaj u ktheva. Kisha mundësi ta filloja atje ku e lashë punën”.

Campbell punoi shumë dhe arriti të bëhej sipërmarrëse. Dhe puna e sipërmarrjes i ka dhënë asaj përfitime të tilla si pushime të paguara...ditë të paguara në rast problemesh shëndetsore...dhe sigurim mjekësor.

“Ishte shumë mirë për mua. Fakti që isha në gjendje të kisha sigurim mjekësor, të shkoja tek mjeku kur të kisha nevojë...dhe jo vetëm kur mund ta përballoja ekonomikisht”.

Dhe jo vetëm për Campbell...por përfitime edhe për fëmijën e saj të sapolindur...dhe një vend për të jetuar për ata të dy. Tani...shumëzoje këtë histori me 4 mijë...Por jo çdo restorant që ka hapur Ali Saifi ka qenë një sukses.

“Ai ishte gjithmonë i gatshëm për të hapur restorant, fitimet e të cilit mund të ishin dytësore dhe punonjësit parësorë”.

Crystal Hardesty është drejtuesja e marketingut të rajonit për Goodwill Industries. Është një organizatë që trajnon njerëz që punësohen për herë të parë.

Saifi ndihmoi Goodwill të hapë një restorant Subway brenda në dyqan për të përgatitur njerëzit për vende pune në degën e shërbimit të ushqimit.
“Shumë nga ne e shohim një vend pune si diçka të thjeshtë. Por për disa njerëz mund të jetë një vend pune që mund të ketë qenë i paarritshëm, dhe, kur ata e kanë, kjo u ndryshon botëkuptimin”.

“Ata trajnojnë njerëzit që kanë patur më pak fat se ne...njerëzit që ti dhe unë zakonisht nuk do t’i punësonim. Me një të shkuar të njollosur ose mbase të abuzuar, si gra të dhunuara”.

Gjatë vitit financiar 2012, Goodwill i Greenville ndihmoi gati 7300 njerëz të gjenin vende pune, njerëz që mund të kishin qenë të varur nga programet e ndihmës të financuara nga taksapaguesit. Në vend të kësaj, ata kolektivisht fituan mbi 75 milion dollarë. Gjithçka falë të ndihmës së një njeriu, i cili erdhi në Shtetet e Bashkuara në kërkim të ëndrrës së tij.
XS
SM
MD
LG