Në Shqipëri ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu bëri thirrje sot forcave politike që të angazhohen në realizimin e reformës zgjedhor e të plotësojnë boshllëqet e konstatuara edhe nga raporti i Osbe/Odihr
Palët, tha ambasadori amerikan, duhet të angazhohen seriozisht në të kundërtën reforma nuk do të jetë e suksesshme.
Raporti i Osbe/Odihr ishte i qartë dhe i plotë, u shpreh ai duke shtuar se ky raport kishte vënë në dukje boshllëqet që ekzistojnë në kod, i cili ka nevojë të përmirësohet sepse këto boshllëqe nuk lejuan zbatimin e tij.
Ambasadori Arvizu theksoi se shpesh thuhet se infrastruktura ligjore është e plotë dhe e mirë por zbatimi I ligjit lë për të dëshiruar.
Javën e shkuar misioni i vëzhguesve të Osbe/Odihr publikoi raportin e tij përfundimatr për zg