Lidhje

SHBA mirëpret marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit


SHBA mirëpret marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit
SHBA mirëpret marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur për menaxhimin e përbashkët të vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një komunikate për opinion të ambasadës thuhet se sikurse edhe në marrëveshjet e kaluara, ''qeveria e Kosovës ka treguar maturi dhe fleksibilitet në arritjen e kësaj marrëveshjeje me Serbinë''. ''Ajo mbron dhe avancon interesat e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur”,
thuhet në komunikatë.

“Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit mbështetet në mirëkuptimin e shtatorit 2011 ndërmjet Kosovës dhe BE-së e KFOR-it, që ka vendosur kontrollin doganor dhe kufitar në pikat veriore kufitare të Kosovës dhe ka garantuar që Kosova do të ushtrojë kontroll mbi të
gjitha kalimet e saj kufitare”, ''Marrëveshja për menaxhimin e përbashkët të vendkalimeve kufitare po ashtu siguron që zyrtarët doganorë dhe kufitarë të Kosovës do të qëndrojnë në portat veriore për të ushtruar mandatin e tyre sipas ligjit të Kosovës".

Ambsada Amerikane bëri thirrje për largimin edhe të barrikadave tjera në veriun e Kosovës. "Ato bllokada të rrugëve po pengojnë KFOR-in dhe EULEX-in për të ushtruar përgjegjësitë e tyre anekënd Kosovës në pajtim me mandatet e tyre përkatëse. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të
qarta se duhet të ketë liri të lëvizjes pa kusht kudo nëpër Kosovë për të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës" thuhet në komunikatën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG