Lidhje

DASH: Vendimi i Shqipërisë nuk ndikon në marrëdhëniet me SHBA


Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki i tha Zërit të Amerikës se vendimi i Shqipërisë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ndërkohë, në një reagim të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet: "E respektojmë vendimin e Kryeministrit. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurtë."

Shtetet e Bashkuara, thuhet në një deklaratë të ambasadës, "do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord."



"Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, thuhet në deklaratë, kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë. Ne vazhdojmë të mbështesim qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike."
XS
SM
MD
LG