Lidhje

Amerikanët Tomas Sarxhent dhe Kristopher Sims fitues të Çmimit Nobel për Ekonominë


Amerikanët Tomas Sarxhent dhe Kristopher Sims fitues të Çmimit Nobel për Ekonominë
Amerikanët Tomas Sarxhent dhe Kristopher Sims fitues të Çmimit Nobel për Ekonominë

Amerikanët Thomas Sargent dhe Christopher Sims kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonominë për kërkimet e typër mbi lidhjet që ekzistojnë ndërmjet vendimeve qeveritare dhe ekonomisë.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave e njoftoi sot çmimin për dy profesorët amerikanë me motivacionin “për kërkime empirike mbi shkaqet dhe efektet e makroekonomisë”. Komisioni i çmimeve tha se fituesit zhvilluan metoda për t’iu përgjigjur pyetjeve si ‘Çfarë efekti ka mbi rritjen ekonomike dhe inflacionin, ngritja e përkohëshme e normave të interest apo një shkurtim taksash?’.

Kërkimet janë sidomos me rëndësi për qeveritë evropianë dhe atë amerikane që përpiqen të identifikojnë masat më të mira qeveritare për t’iu përgjigjur problemeve të borxhit dhe nevojës për nxitjen e ekonomive të tyre.


68-vjeçari Thomas Sargent është profesor në Universitetin e Nju Jorkut, ndërsa Christofer Sims, po 68-vjeç është profesor në Universitetin e Princtonit. Ata zhvilluan studime të pavarura në vitet 1970 dhe 1980, por motivacioni i çmimit thotë se metodat që zhvilluan janë mjete esenciale për analizat makroekonomike sot.

Çmimi Nobel për Ekonominë u jep fund dhënies së Çmimeve Nobel për këtë vit.

XS
SM
MD
LG