Sot këtu në SHBA zhvillohen zgjedhjet e mesit të mandatit presidencial për dy dhomat e Kongresit amerikan. Analistët politikë thonë se zgjedhjet e sotme mund të sjellin ndryshimin e kontrollit në kongres.
Në zgjedhjet e sotme votohet për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 37 nga 100 vendet e Senatit.
Republikanëve ju duhet të fitojnë 39 vende në Dhomën e Përfaqësuesve që të marrin kontrollin e saj, dhe 10 vende për të marrë kontrollin në Senat.
Pjesmarrja në votimet e zgjedhjeve të mesit të mandatit ësht zakonisht më e ulët se për zgjedhjet presidencale.
Gjithashtu amerikanët po votojnë sot për të vendosur mbi disa masa në dhjetra shtete mbi një varg temash nga legalizimi i marihaunës e deri tek aborti.
Votuesit do të vendosin për mbi 160 masa në 37 shtete të ndryshme amerikane. 42 nga këto masa janë iniciativa të qytetarëve, propozime për ligje të reja ose amendamente që janë vendosur në vendvotime me anë të peticioneve të qytetarëve.
Njëra ndër masat më të njohura në vendvotime sivjet është nisma në shtetin e Kalifornisë për legalizmin e përdorimit lirshëm të marihuanës. Nëse miratohet, kjo masë do të lejojë çdo njeri mbi moshën 21 vjeçare të mbajë, të transportoj dhe të kultivojë deri në 28 gram marihuanë. Sondazhet tregojnë se për këtë masë ka interesim të madh dhe rezultati mund të jetë shumë i ngushtë.
Në Shtetin e Arizonës dhe të Dakotës së Jugut, votuesit po vendosin mbi një ligj për legalizmin e marihuanës për qëllime mjeksore
Çfardo rezultati që të arrijë në votimet e sotme propozimi për lejimin e marjuanës, sërish përdorimi i kësaj substance ndalohet në bazë të një ligji federal.
Në shtetin e Kolorados votuesit po shqyrtojnë një amendament të propozuar që do të përcaktonte qartë qënien njerëzore në kartën e të drejtave të këtij shteti, që në fillimin e zhvillimit biologjik të tij. Ka mundësi që ky amendament të hedhë bazat për ndalimin e abortit në shtetin e Kolorados.
Shtetet Arizona, Kolorado dhe Oklahoma kanë propozuar amendamente që synojnë në heqjen e një segmenti të një ligji të ri federal të kujdesit shëndetsor sipas të cilit të gjithë njerzit duhet të kenë kujdesin shëndetësor.