Lidhje

Japonezi Murakami fiton çmimit letrar Hans Christian Andersen


Shkrimtari japonez Haruki Murakami është fituesi për këtë vit i çmimit për letërsinë Hans Christian Andersen. Ky çmim jepet në Odense të Danimarkës, që është vendlindja e shkrimtarit të famshëm të përrallave të shekullit të 19-të, të përkthyer edhe në shqip me titullin "Përrallat e Andersenit".

Komisioni zgjodhi si fitues këtë vit shkrimtarin japonez Murakami, me motivacionin: "proza e tij me elementë imagjinarë mishëron kapacitetin për të gërshetuar së bashku artin e tregimit, kulturën pop, traditën japoneze, realizmin magjik dhe mendimin filozofik, duke e bërë atë një përfaqësues të denjë të trashëgimisë kulturore të Andersenit."

Çmimi shoqërohet me një diplomë, një sasi parash prej 74,000 dollarësh, si dhe me një skulpturë bronzi. Murakami, 67 vjeç zakonisht qëndron larg syrit të publikut, por ai njihet si aktivist për çështjen e paqes në botë dhe të energjisë bërthamore.

Ai e shkroi romanin e tij të parë "Dru norvegjez" në vitin 1987, një libër romantik që mori shumë shpejt famë. Dy romane të tjerë të tij të kohëve të fundit janë bërë gjithashtu best-sellers dhe janë përkthyer në disa gjuhë të botës.

XS
SM
MD
LG