Lidhje

Andrea Stefani, ndërroi jetë gazetari dhe analisti i njohur


Gazetari dhe analisti i njohur shqiptar Andrea Stefani ndërroi jetë në moshën 58 vjeçare në një spital të Italisë pas mjekimeve disamujore kundër sëmundjes së kancerit në stomak.

Stefani ishte një nga autorët me ndikim në shtypin e tranzicionit. Ai e nisi gazetarinë në fillim të viteve 90 te “Gazeta Shqiptare”, më pas punoi te gazeta “Rilindja”, ku botoi shkrime analitike mbi ekonominë e tranzicionit.

Në vitin 1997 Stefani ishte kryeredaktor i gazetës së sapothemeluar “Shekulli”. Më pas ai botoi një mori shkrimesh në gazetat "Shqip” dhe “Dita” mbi zhvillimet ekonomike dhe politike të vendit.

Stefani u bë edhe më shumë i njohur për opionionin publik gjatë pjesëmarrjes në programet televizive, ku u angazhua në polemika dhe analiza të thelluara për ngjarjet më të rëndësishme të vendit.

Ai ishte autor i librave “Albanistan”, "Komploti kundër lirisë" dhe drejtues i programit antikorrupsion “Hapur”.

XS
SM
MD
LG