Lidhje

Vdes ish kryeministri Giulio Andreotti


Andreotti, anëtar drejtues i partisë së shpërbërë kristian demokrate që dominoi politikën italiane për gati 50 vjet pas luftës, kishte qënë deputet në çdo parlament që nga viti 1945

Giulio Andreotti, shtatë herë kryeministër i Italisë dhe një nga figurat më të shquara të pas-luftës në vend, vdiq sot në moshën 94 vjeçare.

Andreotti, anëtar drejtues i partisë së shpërbërë kristian demokrate që dominoi politikën italiane për gati 50 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, ka qënë deputet në çdo parlament që nga viti 1945. Ai u bë senator në vitin 1991.

Andreotti, me kurrizin e krrusur karakteristik dhe me ironi të hollë, ishte një figure ikonë që polarizoi opinionin publik Italian që kur hyri në qeveri në moshën 28 vjeçare e deri kur u akuzua për vrasje dhe përfshirje në mafia në fund të viteve 1990. Ai më pas u lirua nga akuzat.
XS
SM
MD
LG