Angela Merkel u bë kancelarja e parë që viziton eshtrat e të vrarëve në kampin nazist të përqëndrimit Dakau në jug të Gjermanisë.
Zonja Merkel vendosi një kurorë në vendin ku 43,000 njerëz u vranë mes viteve 1933 dhe 1945. Në fjalimin e saj dje ajo tha se ky ishte një paralajmërim për rreziqet e indiferencës.
"Kujtimi i fatit të tyre më mbush me zemërim dhe turp. Në të njëjtën kohë, vende si ky memorial në kampin e përqëndrimit Dakau janë një kujtim prekës."
Reagimet ndaj vizitës gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 22 shtatorit janë të ndara.
Disa kritikë e shohin këtë thjesht si fushatë dhe jo si një përkujtim të mirëfilltë por të tjerë e mirëpritën gjestin.
"Asnjë kancelar nuk ka qënë këtu më parë dhe mendoj se është një gjë e mirë. Ka patjetër elementin e fushatës por fakti që ajo gjeti kohën për të ardhur këtu është një gjest i mirë”.
Ajo ishte ftuar nga një ish i burgosur, 93 vjeçari Max Mannhajmer, i cili u lirua nga Dakau nga ushtarët amerikanë në vitin 1945.