Lidhje

Anketa: 18 përqind e amerikanëve mendojnë gabimisht se Presidenti Obama është mysliman


Anketa: 18 përqind e amerikanëve mendojnë gabimisht se Presidenti Obama është mysliman
Anketa: 18 përqind e amerikanëve mendojnë gabimisht se Presidenti Obama është mysliman

Një anketë e re e opinionit tregon se 18 përqind e amerikanëve mendojnë gabimisht se Presidenti Barak Obama është mysliman.

Numri i amerikanëve që kanë këtë ide të gabuar është rritur gjatë vitit të kaluar megjithëse Presidenti Obama është i krishterë që frekuenton kishën dhe ka bërë shumë deklarata lidhur me besimin e tij.

Anketa e publikuar sot nga Qendra Kërkimore "Pew", tregon se vetëm 34 përqind e njohin presidentin si të krishterë. Një numër më i madh, 43 përqind, thonë se nuk janë të sigurt se cilën fe praktikon presidenti.

Anketa tregon se ata që besojnë se presidenti është mysliman, në një shumicë dërrmuese thonë se nuk janë dakord me punën e bërë prej tij. Besimi i zotit Obama vazhdimisht ka qenë objekt thashethemesh në Internet.

XS
SM
MD
LG