Lidhje

Annan, moszgjidhja e krizës në Siri me pasoja të paimagjinueshme


I dërguari i Kombeve të Bashkuara u takua në Teheran me Ministrin e Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi

I dërguari i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan paralajmëroi se moszgjidhja e krizës në Siri mund të sjellë pasoja të paimagjinueshme.

Ai i bëri komentet sot pas bisedimeve në Teheran me ministrin e jashtëm iranian Ali Akbar Salehi si pjesë e një përpjekjeje për të shpëtuar planin e tij të paqes për Sirinë.

Irani është aleati më i ngushtë i Sirisë në rajon.

Zoti Annan tha se qeveria iraniane ka bashkëpunuar me përpjekjet e tij dhe se ai pret që të vazhdojë të punojë me Teheranin për një zgjidhje paqësore.

I dërguari i OKB-së zhvilloi dje bisedime me Presidentin sirian Bashar al-Asad dhe tha se ata ranë dakord për një mënyrë të re për t'i dhënë fund dhunës.
XS
SM
MD
LG