Lidhje

Takimi i udhëheqësve të APEC-ut


Udhëheqësit e Azi-Paqësorit në takimin ekonomik që po mbahet në Pekin kanë dhënë një miratim fillestar për krijimin e zone të tregtisë së lirë nën drejtimin e Kinës.

Marrëveshja shihet si një arritje për Pekinin, që ka kërkuar krijimin e kësaj zone për vendet e Azi-Paqësorit, në vend të një alternative tjetër, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara.

Duke folur sot në përfundim të Takimit Ekonomik të Azi-Paqësorit, presidenti kinez Xi Jinping e cilësoi “historike” mbështetjen për krijimin e zonës së tregtisë së lirë. Nuk është e qartë, nëse mbështetja e këtij plani nga APEC-u do të sjellë zbatimin e një nisme të re të tregtisë.

Zyrtarët amerikanë e mirëpritën planin e Kinës, duke thënë se ai nuk bie ndesh me zonën e preferuar të tregtisë të Washingtonit, Partneriteti i Trans-Paqësorit, që në një masë të konsiderueshme nuk përfshin Kinën.

Tregtia e lirë ishte fokusi kryesor i takimit të APEC-ut dhe mendohet të jetë temë e rëndësishme e takimeve sot dhe nesër të Presidentit Barak Obama me udhëheqës të lartë kinezë.

XS
SM
MD
LG