Një gjykatë në Kinën lindore ka hedhur poshtë apelin e Bo Xilait, një ish-anëtar i lartë i Partisë Komuniste të Kinës, pas dënimit të tij muajin e kaluar nën akuzat për korrupsion dhe abuzim pushteti.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë të Provincës Shandong është kapitulli përfundimtar i njërit prej skandaleve më të bujshme dhe të ndërlikuara politike prej dekadash në Kinë.
Bo u dënua me burgim të përjetshëm pasi ai u shpall fajtor për korrupsion, përvetësim fondesh dhe abuzim pushteti. Ai pranoi se kishte bërë disa gabime por mohoi shumicën e akuzave ndaj tij në procesin gjyqësor që zgjati pesë ditë.