Lidhje

Hapet takimi i nivelit të lartë i vendeve arabe


Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe tha se vendet arabe duhet të përgatiten për mundësinë që përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme, të jenë një dështim i plotë.

Zoti Amr Moussa e theksoi këtë gjatë fjalimit të tij sot, në hapjen e takimit të nivelit të lartë të vendeve arabe në qytetin libian, Sirte.

Kriza izraelito palestineze është e para në rendin e ditës së takimit dy ditor. Pjestarë të saj folën për nevojën që shtetet arabe të mbeten të bashkuara. SHBA kanë ofruar që të jenë ndërmjetës në bisedimet e paqes arabo izraelite.

Por përpjekjet kanë pësuar goditje nga njoftimi i Izraelit, që të ndërtojnë 1 600 shtëpi të reja për banorët hebrenj në Jeruzalemin Lindor të pushtuar. Palestinezët e kanë shallur Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e shteti të tyre të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG