Arben Çejku, ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoni, i cili drejton tani Qendrën Shqiptare për Qeverisjen e Mirë, thotë se radikalizimi i të rinjve ndodh kryesisht në zonat ku niveli i papunësisë është më i lartë, ku ka më shumë varfëri dhe ku mungon sundimi i ligjit. Zoti Çejku mori pjesë në një diskutim të organizuar nga Instituti Harriman në Nju Jork me temë luftën kundër radikalizimit në Kosovë.