Lidhje

25 të lënduar në një incident me armë në Arkansa


Policia në shtetin Arkansa, në qendër të Shteteve të Bashkuara thotë se të paktën 25 vetë janë qëlluar me armë zjarri në një koncert të muzikës hip hop sot në kryeqytetin e shtetit, Little Rock.

Incidenti ishte rezultat i një zënke mes dy personave që kishin shkuar për të parë koncertin dhe nuk kishte motivacion terrorist, tha policia. Pritet që të gjithë të lënduarit t’u mbijetojnë plagëve.

Policia tha se pasi plasi zënka mes spektatorëve, mendohet se disa veta qëlluan me armë.

Guvernatori i shtetit, Asa Hutchinson e krahasoi incidentin me raste të tjera në qytet kur janë përdorur armë zjarri dhe tha se duket që problemi i akteve kriminale po keqësohet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG