Lidhje

Bllokimi i ARMO-s, protesta të punëtorëve


Tatimet kanë pezulluar çdo aktivitet të rafinerive të naftës për shkak të detyrimeve të kompanisë. Drejtuesit e ARMO-s flasin për ndërhyrje të paligjshme

Në Shqipëri aktiviteti i kompanisë së vetme në fushën e rafinimit të naftës, ARMO, është bllokuar me një urdhër të organeve tatimore, sipas të cilave shoqeria nuk ka shlyer në kohë detyrimet. Disa qindra punonjës të rafinerisë së Ballshit edhe Fierit kanë nisur protestat në mbrojtje të kompanisë e cila është në pronësi të biznesmenit shqiptar Rezar Taci.

Punonjësit kërkojnë zhbllokimin e aktivitetit, ndërsa drejtuesit e rafinerisë akuzojnë organet tatimore se nuk ka treguar asnjë urdhër me shkrim për bllokimin e aktivitetit dhe së ndaj tyre po kulmon një fushatë e padrejtë trysnie përmes gjobave mjaft të rënda që kanë shkuar në disa dhjetra milion dollarë. Sipas drejtuesve të ARMO-s, bllokimi i aktivitetit mund të jetë me pasoja të rënda për vazhdimin më tej të punës së rafinerive.

Nga ana e saj drejtoria e Tatimeve ka shpjeguar se kompania Armo ka detyrime të papaguara, si kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, taksa nacionale dhe akcizë të prapambetur.Sipas Tatimeve, kompania ka vetëdeklaruar, duke i mbajtur punonjësve të saj kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, po nuk ka i derdhur këto detyrime në buxhetin e shtetit, shpjegoi Drejtoria e Tatimeve duke saktësuar se ARMO-s i është ofruar edhe mundësia e pagesës me këste por një gjë e tillë sipas saj, është refuzuar.
XS
SM
MD
LG