Lidhje

Armstrongut i hiqet medalja e vetme olimpike që zotëronte


Zyrtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i dërguan atij një letër, duke i kërkuar të kthente medaljen e bronxit që ai fitoi gjatë lojrave olimpike të Sidnit në vitin 2000

Ish yllit të çiklizmit, Lance Armstrong, i është hequr medalja e vetme olimpike që zotëronte.

Zyrtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i dërguan zotit Armstrong një letër duke i kërkuar të kthente medaljen e bronxit që ai fitoi gjatë lojrave olimpike të zhvilluara në Sydney, në vitin 2000.

Ky veprim vjen ndërkohë që Oprah Winfrey, një nga personalitetet kryesore të televizionit amerikan, përgatitet të transmetojë një intervistë me zotin Armstrong ku ajo thotë se ai shfaqet mjaft i emocionuar dhe në të cilën ai pranon se kishte përdorur doping.

Intervista do të transmetohet sonte.

Gushtin e kaluar, ish çiklistit iu hoqën shtatë fitoret e kampionatit Tour de France - të arritura në shtatë vite rresht - kur Agjencia amerikane e Anti-Dopingut njoftoi se kishte prova për përfshirjen e tij në një program të paligjshëm dopingu.

XS
SM
MD
LG