Lidhje

Shkodër, arrestohen 6 trafikantë të drogës


Gjashtë pjesëtarë të një grupi kriminal të trafikut të drogës u arrestuan nga ekspertët e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë një operacioni policor, ku bashkëpunuan edhe forcat e policisë vendore të Shkodrës dhe Lezhës. Të arrestuarit janë banorë të Shkodrës, Lezhës dhe Malësisë së Madhe të cilët, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë ushtruar veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike në territorin e Qarkut të Shkodrës. Njëri prej 6 të arrestuarve është përson me veprimtari të mëparshme kriminale, i shpallur në kërkim policor rreth 4 vite më parë si i dyshuar për veprën penale të vrasjes të mbetur në tentativë.

Në një njoftim të saj, prokuroria bëri të ditur se ka shpallur në kërkim policor edhe përsona të tjerë që kanë bashkëpunuar me grupin kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, por pa publikuar identitetin e tyre.

Sipas Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, grupi kriminal i trafikut të lëndeve narkotike drejtohej nga shtetasi Ramadan Mustaf Dushaj, vjeç 61, banues në fshatin Dobre të Malësisë së Madhe. Ai organizonte veprimtari për financimin dhe transportin e lëndës narkotike të tipit marijuanë duke e mbuluar këtë veprimtari me aktivitetin e grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore.

Gjatë operacionit, ekspertët e policisë arritën të zbulojnë dhe sekuestrojnë një sasi prej 200 kilogramë bimë, e dyshuar si lëndë narkotike si dhe dy pistoleta, disa aparate telefonësh celularë, radio marrëse dhe automjete të përdorur nga autorët në veprimet e tyre kriminale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG