Lidhje

3 te arrestuar në Shkodër për trafik refugjatësh


Policia e Shkodrës arrestoi gjatë natës tre persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po ndihmonin një grup prej 52 shtetasish shqiptarë për të kërkuar azil në Gjermani.

Dyshimet e policisë nisën kur në pikëkalimin kufitar të Muriqanit, në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi, arriti autobusi i linjës ndërkombëtare të udhëtarëve Kosovë-Gjermani, i agjencisë turistike kosovare “Vëllezërit Turkaj” me 52 pasagjerët nga rrethet Veriore të Shqipërisë. Dy prej të arrestuarve janë shtetas të Kosovës, nga Komuna e Istogut dhe ajo e Deçanit, ndërsa përsoni i tretë është nga Shkodra.

Policia ka ngritur ndaj tyre akuzën e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe fallsifikimit të dokumentave. Gjatë dy viteve të fundit, duke përfituar nga lëvizja e lire, një numër përsonash, kryesisht nga rrethet Veriore të Shqipërisë, kanë kërkuar azil në disa prej vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht në Belgjikë, Suedi, Gjermani apo Francë, kjo me motivin e kërcënimit të jetës për shkak të gjakmarrjes.

Sipas Bashkimit Europian, refuzimet për azil nga vendet e Ballkanit Përëndimor janë në masën 96 përqind dhe se vetëm 4 përqind e azilkërkuesve, në një vit kalendarik, arrijnë të marrin statusin e azilantit.
XS
SM
MD
LG