Lidhje

Tiranë: Nis viti i ri shkollor në Albanian International School


Ndërsa shkollat e tjera të arsimit publik po bëjnë përgatitjet e fundit për të nisur procesin mësimor, në mjediset e Albanian International School nisi sot viti i ri shkollor me mësues të rinj nga SHBA.

Shkolla Ndërkombëtare e Shqipërisë nis vitin shkollor
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:27 0:00

Aty mësojnë rreth 100 fëmijë të kombësive të ndryshme dhe nga rajone të ndryshme të botës.

Ky është viti i gjashtë që një grup mësuesish amerikanë, profesionistë dhe me përvojë, zbatojnë këtu programet shkollore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe përpiqen të arrijnë nivelet amerikane të studimit.

“Sivjet kemi 9 mësues të rinj amerikanë dhe disa mësues të rinj vendas. Ata janë të certifikuar si mësues profesionistë në shkenca natyrore e shoërore, gjuhë të huaja, histori dhe fusha të tjera të dijes” - thotë drejtori i shkollës Todd Combs. - Pjesa më e mirë e shkollës tonë janë programi dhe integriteti i mësuesve tanë. Qëllimi i shkollës nuk është që në të ardhmen fëmijët të bëhen ata të pasur, por t'i përgatitë ata për universitet. Ne kemi nivel të lartë profesional dhe këtë e tregojnë testet ndërkombëtare të matematikës, që kryejnë nxënësit tanë. Ato ne i diskutojmë me prindërit dhe kushdo e di gjendjen e vet dhe ambicjet për të ardhmen, se si duhet të përmirësojë para se shkojë në shkolla më të larta”.

Albanian International School përpiqet të përmirëoshet cdo vit dhe është transparente me prindërit. Shkolla nuk mund të qëndrojë në vend-numëro, sepse edukimi zhvillohet, nxënësit ndryshojnë dhe kërkesat rriten cdo vit.

Towanna Hall është mësuese e klasës së parë. Ajo sapo ka ardhur nga SHBA dhe dëshiron të njohë sa më mirë nxënësit e saj nga kombësi të ndryshme, shqiptarë, arabë, rusë apo grekë.

Ajo ka dëgjuar se fëmijët shqiptarë mësojnë shumë shpejt.

“Ata kuptojnë anglisht. Kisha dëgjuar se fëmijët shqiptarë mësojnë shumë shpejt. Dhe në fakt, kur flasin me mua, duket sikur flasin anglisht prej një kohe të gjatë. Qëllimi im është të mos fëmijët sa më mirë, sepse pasioni im është që të mësoj nxënësit e mi. Unë po ashtu dua të mësoj nga nxënësit e mi. Ashtu si i mësoj unë atyre anglishten, edhe ata do të më mësojnë mua shqipen. Kam dëshirë të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, sepse ndihem shumë mirë dhe e sigurtë këtu. Isha për 3 vjet në Kinë, kalova shumë mirë, por jo si këtu. Këtu në Shqipëri ndihem si në shtëpinë time” - thotë mësuesja Hall.

Prindërit dhe fëmijët po mblidhen këto ditë në Albanian International School për të nisur mësimin.

Krahas programit mësimor amerikan, aty bëhen teste të vazhdueshme për të ndjekur ecurinë e nxënësve gjatë gjithë vitit, duke i vlerësuar sipas standarteve amerikane, dhe kjo e dallon nga shkollat e tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG