Lidhje

Presidenti i BB: Rëndësia e investimeve në arsim


Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong Kim thotë se përmirësimi i të dhënave dhe studimet e fundit tregojnë se investimet në arsim luajnë një rol më të madh në zgjerimin e ekonomisë nga sa mendohej më parë.

Ai i bëri këto komente të enjten ndërsa drejtues të lartë ekonomikë dhe politikë të shumë vendeve anëtare të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar po takohen në Uashington. Zoti Kim i quajti rezultatet e studimeve "mahnitëse”.

Drejtuesit po diskutojnë për ekonominë globale që po rritet dhe shqetësimet se pasiguria, konflikti, grindjet mbi tregëtinë dhe probleme të tjera mund ta dëmtojnë zgjerimin e ekonomisë.

Kina tha se shpreson të bindë drejtuesit shtetërorë dhe të financave t’i japin investimit në kapitalin njerëzor, të njëjtën rëndësi që u japin projekteve të energjisë dhe transportit. Ai u tha gazetarëve se dështimi për të përgatitur brezin e ardhshëm për punë, shton rrezikun për zhgënjime dhe trazira.

Ai tha gjithashtu se zyrtarët kombëtarë dhe të bankave po bisedojnë rreth ndihmës për vendet e Karaibeve të dëmtuara nga një seri uraganësh të fuqishëm.

Shefi i Bankës Botërore tha se është "optimist" se banka do të bindë udhëheqësit vendorë që të miratojnë përfundimisht një shtim të fondit që institucioni ka për huadhënie dhe aktivitete të tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG