Lidhje

Forcat libiane nisin sulme të reja në qytetin perëndimor të Misratës


Forcat libiane nisin sulme të reja në qytetin perëndimor të Misratës
Forcat libiane nisin sulme të reja në qytetin perëndimor të Misratës

Dëshmitarë dhe zëdhënësi i opozitës thonë se forcat libiane kanë nisur sulme të reja në qytetin perëndimor të Misratës.

Dëshmitarët thonë se tanket kanë goditur sot zonën perëndimore të qytetit të rrethuar, një ditë mbasi forcat ushtarake sulmuan zonën e portit.

Bombardimet e së djeshmes ndodhën mbasi një anije malteze me ndihma po shkarkonte pajisje mjekësore dhe ushqime. Anija u largua më pas me shpejtësi nga porti.

Gjithashtu dje ambasadat italiane dhe britanike në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, u sulmuan si hakmarrje për një sulm ajror të NATO-s, gjatë të cili u vra një nga djemtë e Mohamar Gadafit, dhe tre nipa të tij.

XS
SM
MD
LG