Lidhje

14 serbë dënohen me burg për rrahjen për vdekje të tifozit francez më 2009


14 serbë dënohen me burg për rrahjen për vdekje të tifozit francez më 2009
14 serbë dënohen me burg për rrahjen për vdekje të tifozit francez më 2009

14 serbë janë dënuar me 4 deri 35 vjetë burg për rrahjen brutale deri në vdekje të një tifozi francez të futbollit.

Sot, një gjykatë në Beograd bëri të njohur vendimin për ndëshkimin e të akuzuarve për sulmin kundër Brice Taton në shtator të vitit 2009.

Zoti Taton ishte në Beograd për të ndjekur ndeshjen e Ligës Evropiane në futboll mes Tolouse-it dhe Partizanit të Beogradit. Zyrtarët thanë se tifozët serbë iu afruan zotit Taton dhe tifozëve tjerë të Tolouse-it në një bar dhe filluan t’i rrahin ata.

Ata thanë se Taton ishte goditur me shkopinjë druri dhe është hedhur nga shkallët. Ai vdiq në një spital në Beograd 12 ditë më vonë.

Gjykata i dha dënimin më të rëndë , pikërisht 32 vjet burgim Xhorxhe Preliçit dhe Dejan Puzikaçit. Të dy burrat iu shmangën autoriteteve dhe janë gjykuar në mungesë.

XS
SM
MD
LG