Lidhje

Mosha e pensionit, puna dhe mprehtësia e trurit


Mosha e pensionit, puna dhe mprehtësia e trurit
Mosha e pensionit, puna dhe mprehtësia e trurit

Në luftën kundër "shenjave të pensionit", amerikanët përdorin fjalëkryqe, Sudoku, shah e lojra të tjera mendore. Por një studim i ri tregon se për t'a mbajtur trurin në formë është më mirë të punosh sesa të rrish.

Ndërsa shumë prej moshatarëve kanë kohë që kanë dalë në pension, Dan Morgenstern as që e mendon një gjë të tillë. Prej 34 vjetësh ai drejton institutin e muzikës në universitetin Rutgers. Dan Morgenstern është 80 vjeç. Ai ndjehet mirë dhe është i bindur se puna e ka ndihmuar që të ketë mendje të mprehtë.

Dhe ndoshta ka të drejtë, sepse një studim i ri tregon se puna përtej moshës së pensionit ndihmon në mbajtjen e trurit në formë.Doktor Riçard Suzman në institutin kombëtar të plakjes thotë se vendi i punës mund të jetë një faktor shumë i fuqishëm në ruajtjen e aftësisë së trurit.

Një grup profesorësh të ekonomisë, autorë të studimit, shqyrtuan të dhënat e grumbulluara prej 20 vjetësh mes mijëra personave të moshuar nga 11 vende të botës. Pjesmarrësit në studim u morën në provim për matjen e shkallës së kujtesës, dhe amerikanët - të cilët janë të prirur të punojnë përtej moshë së pensionit - arritën rezultate të larta.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje të thonë nëse mprehtësia mendore lidhet me punën apo është ndërveprimi shoqëror që ndihmon në mos dobësimin e aftësive mendore tek të moshuarit. Disa shkencëtarë nuk janë të bindur dhe duan më shumë të dhëna. Megjithatë studimi e bën më bindës argumentin se trurin përdore ose humbe - si instrumentin - më mirë të përdorur, sesa të ri por të ndryshkur.



Trajtimi i varësisë ndaj barnave

Agjencia amerikane e barnave po shqyrton një mënyrë të re për trajtimin e personave të ndërvarur nga barnat kundër dhimbjeve.

Opioidet janë barna që jepen me recetë për lehtësimin e dhimbjeve. Në këtë grup barnash përfshihen Percocet, Vicodin, Oxycontin. Sipas një studimi, mbi 6 milionë amerikanë marrin barna edhe kur nuk kanë nevojë, pra për qëllime jo mjekësore. Shumë prej këtyre barnave janë kundër dhimbjeve. Kur njerëzit bëhen të ndërvarur nga ilaçet kundër dhimbjeve, shkëputja nga kjo varësi është shumë e vështirë.

Në të kaluarën, për trajtimin e varësisë nga barnat kundër dhimbjeve janë përdorur ilaçe opioide, si p.sh., Methadone. Por fakti është se njerëzit bëhen të ndërvarur edhe nga ky ilaç. Barnat Opiodë zakonisht aktivizojnë pjesën e trurit që bllokon dhimbjen dhe prodhojnë euforinë e drogës.

Administrata e ushqimeve dhe barnave (F-D-A) tani po shqyrton një qasje të re. Me vetëm një injeksion në muaj të një ilaçi të quajtur NALTREXONE, aktivizimi i kësaj pjese të trurit ndalet. Por Naltreksoni ka një efekt anësor; marrja e shpeshtë e tij e bën të njëjtën pjesë të trurit tepër të ndjeshme. Kjo do të thotë se kur një person ndërpret marrjen e Naltreksonit, edhe një dozë e vogël opiods, e bën atë të ndjehet i droguar.

XS
SM
MD
LG