Lidhje

Kafeja, çaji dhe sëmundjet e zemrës


Kafeja, çaji dhe sëmundjet e zemrës
Kafeja, çaji dhe sëmundjet e zemrës

Një studim i ri tregon se kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin edhe nëse merren me shumicë.

Njerëzit që pijnë shumë kafe ose çaj nuk duhet të shqetësohen, sepse nga ato përfiton zemra e tyre. Shkencëtarët në Holandë morrën në shqyrtim efektet e kafesë dhe çajit në sëmundjet kardiovaksulare.

Në studim u përfshinë 38.000 vetë konsumues të kafesë dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet. Shkencëtarët vunë re se personat që pinin çaj ose kafe më shumë se 6 filxhanë në ditë ishin në rrezik më të vogël për t'u prekur nga sëmundje në zemër, në krahasim me personat që konsumonin më pak se një fixhan në ditë. Edhe konsumimi i 2 deri 4 fixhanëve me çaj ose kafe në ditë ndikonte në uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet në zemër. Por studimi tregoi gjithashtu se konsumimi i çajit dhe kafesë mes pjesmarrësve në studim nuk kishte ndonjë ndikim përsa i përket rrezikut të goditjeve në tru. Shkencëtarët thonë se çaji përmban anti-oksidantë, gjë që mund të shpjegojë përfitimitet shëndetësore që rrjedhin nga çajit.


Kosi dhe bakteret e mira


Thuhet se ndër bakteret që ndikojnë për të mirë në shëndetin e njeriut, janë ato që gjenden në kos. Këto quhen edhe baktere të mira. Por sa e vërtetë është kjo?

Sipas një studimi, kosi që përmban baktere të mira pakësoi 19 përqind numrin e infeksioneve të zakonëshme mes fëmijëve.

Në studim u përfshinë 638 fëmijë nga mosha 3 deri 6 vjeç të cilët shkonin në kopësht 5 ditë në javë.

Për efekt studimi, fëmijët u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha një lloj kosi që përmban bakter L. Ky bakteri quhet i tillë sepse ka formën L, por edhe sepse është bakter i gjallë. Grupit tjetër të fëmijëvë iu dha kos pa bakter. Prindërve dhe fëmijëve iu tha se çfarë kosi merrnin fëmijët e tyre.

Rezultatet e studimit treguan se fëmijët që hëngrën kos me bakter L, u prekën 24 pëqind më pak nga infeksione në sistemin e tretjes si diarreja e të vjella. Ata gjithashtu u prekën 18 përqind më pak edhe nga infeksione në vesh, hundë e grykë, në krahasim me grupin e fëmijëve që hëngri kos pa baktere të mira.

Studimi u financua nga ndërmarrja e prodhimit të kosit Dannon dhe u krye nga shkencëtarë të fakultetit të mjekësisë së universitetit Xhorxhtaun.


Marrëdhëniet romantike dhe shëndeti mendor

Sipas një studimi, meshkujt preken emocionalisht më shumë sesa femrat në marrëdhëniet dashurore. Prandaj edhe plagët shpirtërore nga prishja e marrëdhënieve mbyllen më me vështirësi mes djemve sesa vajzave, thuhet në studim.

Studimi hedh poshtë mendimin e përgjithshëm se femrat e kanë më të vështirë kur ndahen nga të dashurit. Studimi u krye nga shkencëtarët në universitetin Wake Forest ku u morrën në shqyrtim mbi 1 mijë të rinj nga mosha 18 - 23 vjeç, në marrëdhënie romantike. Megjithëse meshkujt në dukje dukeshin më të fortë shpirtërisht, të dhënat treguan se marrëdhëniet dashurore ndikonin tek ata më shumë sesa tek femrat. Gjendja e tyre emocionale prekej më shumë nga cilësia e marrëdhënieve aktuale, ndryshe nga shumë femra që afektoheshin emocionalisht nga ekzistenca ose jo e këtyre marrëdhënieve. Dhe, ndërsa vajzat priren të reagojnë në shqetësime emocionale përmes depresionit, meshkujt zakonisht i shprehin shqetësime duke pirë alkohol ose duke marrë drogë. Për meshkujt, një marrëdhënie romantike është zakonisht burimi kryesor i afërsisë, ndërsa tek femrat ka të ngjarë të kenë marrëdhënie të ngushta me familjen dhe miqtë. Shkencëtarët besojnë se studime të tjera nevojiten mbi këtë çështje në mënyrë që të kuptohet më mirë shëndeti mendor i të rinjve dhe të rejave gjatë procesit të marrëdhineve romantike.

XS
SM
MD
LG