Lidhje

Kërkohen fonde për prova klinike të një vaksine kundër kancerit të gjirit


Kërkohen fonde për prova klinike të një vaksine kundër kancerit të gjirit
Kërkohen fonde për prova klinike të një vaksine kundër kancerit të gjirit

Një grup shkencëtarësh po i kërkon Kongresit të miratojë më shumë fonde në mënyrë që një vaksinë kundër kancerit në gji të provohet edhe tek njerëzit. Mjekët nga klinika e Clevelandit në Ohajo thonë se vaksina e tyre ka penguar kancerin tek minjtë në laborator, por ata nuk janë në gjendje të fillojnë provat klinike në njerëz për arsye se u mungojnë fondet

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i zakonshëm tek femra.Kur kanceri i gjirit është në faza të avancuara, mund të jetë e vështirë për t'a kuruar. Kur kanceri ndalet ose zhduket, ai shpesh rishfaqet vite më vonë.

Kërkimet shkencore mbi një vaksinë për të parandaluar kancerin e gjirit deri tani kanë qenë të pasuksesshme.

Kohët e fundit shkencëtarët nga Klinika e Klevelandit në Ohajo njoftuan se nëpërmjet një vaksine kishin ndaluar rritjen e tumoreve të kancerit të gjirit nënjë grup minjsh.

Tani doktor Vincent Tuohy dhe kolegët e tij janë duke i kërkuar Kongresit një fond prej 6 milionë dollarësh për të zhvilluar një vaksinë për prova në njerëz. Doktor Vincent thotë se vaksina është projektuar për të parandaluar kancerin e gjirit. Vaksina përqëndrohet në përgjigje imunologjike ndaj një proteine që shfaqet më qartë tek tumoret e gjirit.

Proteina quhet alfa-lactalbumin. Ajo gjendet në qumështin e femrave të shëndetshme kur ato janë në fazë të vonë të shtatëzanisë ose në periudhën e dhënies së gjirit. Koha tjetër kur kjo proteinë shfaqet është gjatë formimit të qelizave të kancerit të gjirit. Në provat klinike të vaksininimit do të përfshiheshin 40 gra me rrezik të rrezik të lartë për kancer në gjirit dhe gra me pak gjasa për shtazënie.

Gjatë konferencës për shtyp në Uashington, ligjvënësja Debbie Wasserman Schultz, e mbijetuar nga kanceri i gjirit, u zotua të ndihmojë për sigurimin e fondeve që kjo vaksinë të provohet klinikisht tek njerëzit.

Nëse provat klinike janë të suksesshme, Dr Vincent Tuohy parashikon që vaksina mund të jetë gati për përdorim pas afro 10 vjetësh.



Tuberkulozi, vazhdon të jetë sëmundje tabu


Tuberkulozi është një nga sëmundjet më infektuese në vendet në zhvillim, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka për qëllim çrrënjosjen e sëmundjes deri në vitin 2015.

Tuberkulozi prek çdo vit rreth 10 milionë njerëz, dhe 2 milionë njerëz vdesin. Ekspertët janë të një mendimi se TBC-ja është e shërueshme dhe e parandalueshme. Kjo është një nga arsyet që doktor Lee Reichman themeloi institutin global mbi tuberkulozin si pjesë e Shkollës Mjekësore të Nju Xhersit.

Kur njerëzit me tuberkuloz kolliten, teshtijnë ose edhe kur flasin, ata lëshojnë baktere të tuberkulozit në ajër. DR. Lee Reichman thotë se tuberkulozi përhapet më lehtë kur njerëzit qëndrojnë për një kohë relativisht të gjatë afër njëri tjetrit në mjedise të mbyllura si në autobusë, aeroplanë, trena udhëtarësh. Në vende të pasura dhe ato të varfërve, tuberkulozi duket se bashkë-ekziston me virusin HIV që shkakton Sida-n. Por problemi është se në vende të varfra, personi e ka të vështirë të trajtohet kundër tuberkulozit, kryesisht për shkak të numrit të pakët të klinikave, dhe edukatës së pamjaftueshme shëndetësore. Në disa vende turberkulozi shikohet edhe si tabu, dhe jo rrallë personat e prekur i shmangen kontrollit a diagnostikimit nga mjeku.

XS
SM
MD
LG