Lidhje

Sëmundja Alzheimer dhe diagnostikimi


Sëmundja Alzheimer dhe diagnostikimi
Sëmundja Alzheimer dhe diagnostikimi

Dihet se me gjithë përpjekjet dhe përparimet në shkencë, Alzheimeri vazhdon të jetë një sëmundje e pashërueshme. Ky është një problem. Problemi tjetër kryeresor është se kjo sëmundje gjithashtu nuk mund te parashikohet. Shenjat nëse një pacient ka Alzheimer ose jo, mjekët mund t’i dallojnë vetëm gjatë autospisë, pas vdekjes së pacientit. Por një studim i ri i kryer nga shkencëtarë në universitetin Ghent të Belgjikës tregon se analiza e lëngut të shtyllës kurrizore mund të jetë një mënyrë shumë e saktë për të parashikuar Alzheimerin. Analiza duket premtuese. Madje disa ekspertë janë duke e quajtur atë zbulimin e shkekullit.Gjatë provave me 400 pacientë, shkencëtarët arritën të parashikonin me saktësi 100 përqind se cili prej pacientëve me humbje kujtese mund të prekej nga Alzheimeri. Një tru normal përmban rreth 100 miliardë qeliza nervore, që janë përgjegjëse për kujtesën. Sëmundja e Alzheimerit bën që këto qeliza të thahen e vdesin dhe rreth tyre grumbullohen proteina jo normale. Analiza zbuloi se 90 përqind e pacientëve me Alzheimer kishin (proteina jo normale) shenja të sëmundjes në lëngun kurrizor. Doktor Paul Aisen i universtitetit të Kalifornisë në San Diego thotë se vemendja tek këto proteina jo normale tani është jo vetëm për kërkime diagnostikuese por edhe për zhvillimin e trajtimeve dhe që një ditë të gjendet një kurë. Sipas OBSH-së, nga Alzheimeri vuajnë më shumë se 18 milionë njerëz në botë, 5 milionë vetëm në SHBA. Dhe ky numër pritet të dyfishohet deri në vitin 2025.

XS
SM
MD
LG