Lidhje

Greqi, Papandreu premton uljen e taksave për korporatat


Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, mbajti sot një fjalim në Selanik, ku premtoi të ulë taksat e korporatave vitin e ardhshëm për të ndihmuar në rigjallërimin e ekonomisë së vendit të tij të mbytur në borxhe. Ai tha se Greqia ka hyrë në rrugën e pakësimit të deficitit me rreth 40 për qind këtë vit dhe shtoi se nuk do të merren masa të reja për arritjen e këtij synimi. Zoti Papandreu po ashtu përjashtoi mundësionë e ristrukturimit të borxhit të madh që ka vendi, që në fillim të vitit u raportua se ishte 13 për qind e prodhimit të përgjithshëm bruto. Qeveria greke ra dakord për marrjen e masave të ashpra në maj, pas një ndihme financiare prej 140 miliardë dollarësh nga FMN-ja dhe BE-ja. Zyrtarët e financave nga BE-ja dhe FMN-ja pritet të shqyrtojnë të hënën në Athinë përpjekjet e qeverisë për pakësimin e shpenzimeve.

XS
SM
MD
LG