Media shtetërore siriane tha se më shumë se 40 vetë u vranë nga dy shpërthime që tronditën një lagje të Damaskut sot, ndërsa vëzhguesit e OKB-së përpiqen të zbatojnë një armëpushim të brishtë mes qeverisë dhe rebelëve.
Shpërthimet ndodhën ndërsa shumë sirianë po shkonin në punë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut i tha Zërit të Amerikës se shpërthimet ndodhën pranë një zyre të forcave të sigurisë.
Qeveria fajësoi “terroristët” për shpërthimet që lane të paktën 170 të plagosur. Agjencia francize e lajmeve tha se grupi kryesor opozitar, Këshilli Kombëtar Sirian, fajësoi qeverinë.
Shpërthimet ndodhin një ditë pasi një bombë në anë të rrugës në një pike kontrolli në qytetin Dara plagosi 10 ushtarë që po shoqëronin ekipin e vëzhguesve të OKB-së.