Lidhje

41 të vrarë në Tikrit të Irakut


Tikrit map
Tikrit map

Vazhdon gjendja e tensionuar në Tikrit të Irakut, ku të paktën 41 vetë u vranë pasi persona të armatosur sulmuan sot selinë e Këshillit krahinor.

Zyrtarët irakianë thonë se gjatë rrethimit janë plagosur të paktën 65 vetë. Autoritetet fajësojnë al-Kaidën për këtë sulm, ndërsa vijnë njoftime kundërthënësë nëse personat e armatosur po mbajnë ndonjë njeri peng.

Policia ka vendosur shtetrrethimin në Tikrit, qytet rreth 140 kilometra në veri të Bagdadit dhe vendlindja e ish diktatorit Sadam Husein.

XS
SM
MD
LG