Lidhje

42 vjetori i ardhjes në pushtet të Muamar Gadafit


42 vjetori i ardhjes në pushtet të Muamar Gadafit
42 vjetori i ardhjes në pushtet të Muamar Gadafit

Sot, mbushen 42 vjet që nga ardhja në pushtet e Muamar Gadafit përmes një grushti shteti. Ky përvjetor deri më sot është festuar me shumë bujë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Arrot mori pjesë dy vjet më parë në festimet me rastin e 40 vjetorit të ardhjes së tij në pushtet dhe tani ajo ndodhet përsëri në Tripoli:

Kur Muamar Gadafi festoi 40 vjetorin e ardhjes në pushtet, ai e vendosi kudo fotografinë e tij. Sot, ato janë rrëzuar.

Dy vjet më parë në Tripoli pati fishekzjarre. Tani, flaka e plumbave është i vetmi ndriçim që qiellin e Tripolit në errësirë, pa energji elektrike.

“Sheshi i Martirëve” para luftës njihej si “Sheshi gjelbërt” dhe këtu organizoheshin festimet që organizonte Gadafi për vete.

Dy vjet më parë të gjithë shikonin Gadafin në skenat e ndryshme që ngriheshin gjatë këtyre festimeve. Por këtë vit ne shohim një Gadaf tepër të ndryshëm.

Ndoshta ndryshimi më i madh, është se njerëz si Mohamad Toumi janë në gjendje ta thonë tani hapur mendimin e tyre.

“42 vjetët që kaluan ma justifikojnë ta them një gjë të tillë, por ai regjim ishte vërtet i ndyrë”, thotë Mohamed Toumi, banor i Tripolit.

Largimin e Gadafit e donte një gjeneratë e tërë, e cila kërkonte ndryshim. Pjesa më e madhe e botës donte që ai të largohej nga pushteti.

Që prej vitit 2009 kishte shenja që tregonin se ai ishte i izoluar. Ai i ftonte të gjithë në Libi, por në fakt ftesës së tij i përgjigjeshin vetëm një pjesë e udhëheqësve afrikanë, përfshirë udhëheqësin sudanez Omar Bashir, i akuzuar për krime lufte.

Edhe stili i tij autokratik i qeverisjes dukej qartë. Ashtu sikurse edhe pompoziteti i tij.

Por e gjithë ajo forcë nuk ishte e mjaftueshme për ta mbrojtur Gadafin nga kryengritjet që përfshinë mbarë botën arabe.

Në Libi, disa njerëz thonë se revolucioni nuk do të kishte ndodhur dot, pa rininë. Salem Nawar mendon se brezi tij ishte mësuar me shtypjen e Gadafit.

“Këta të rinj kanë dëgjuar prindërit, apo gjyshërit e tyre, kanë parë miqtë e tyre kur i trajtonin keq dhe dolën në protesta; askush nuk ua kërkoi atyre këtë gjë. Askush nuk u tha të dalin në demonstrata se do të pagohen. Shumë të rinj i menduan protestat si zbavitje, por një pjesë e tyre e paguan shtrenjtë…”

Dy vjet më parë udhëheqësit afrikanë erdhën për ta vizituar Gadafin dhe për ta uruar. Por tani të rinjtë libianë kanë një mesazh të ndryshëm për Vëllain-Udhëheqës me një stil të veçantë.

“Të urrej dhe uroj të shkosh në ferr.”

Është ky një mesazh që as që mund të imagjinohej dy vjet më parë nëpër rrugët e Tripolit.

XS
SM
MD
LG