Lidhje

49 të zhdukur në aksidentin për shpimin e naftës në Rusi


49 të zhdukur në aksidentin për shpimin e naftës në Rusi
49 të zhdukur në aksidentin për shpimin e naftës në Rusi

Të paktën katër persona gjetën vdekjen dhe 49 rezultojnë të zhdukur dhe mendohet që të kenë humbur jetën, pasi një platformë ruse për shpimin e naftës u fundos në orët e para të mëngjesit në ujërat e akullta të detit të Okhotskit.

Ministria ruse e transportit tha se 14 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga një anije për thyerjen e akullit dhe një anije tjetër pasi platforma u godit nga një dallgë gjigande dhe filloi të fundosej 200 kilometra larg ishullit Sakhalin. Temperatura e ujit mendohet të ketë qenë 1 gradë celsius, duke i pakësuar ndjeshëm shanset për të shpëtuar njerëz të tjerë disa orë pas tragjedisë.

Presidenti rus Dmitri Medvedev urdhëroi një hetim për katastrofën.

XS
SM
MD
LG