Lidhje

6 specialistët e OKB-së, fillojnë vëzhgimin e armëpushimit në Siri


Një ekip paraprak prej 6 specialistësh të OKB-së, do të fillojë të vëzhgojë armëpushimin e brishtë në Siri, ndërsa veprimtarët sirianë thonë se forcat qeveritare vazhdojnë të bombardojnë lagjet e kryengritësve në qytetin Homs, ndërkohë që sipas tyre ka patur përleshje edhe në pjesë të tjera të vendit.

Grupi sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha sot se forcat e sigurisë vranë dy persona në qytetin Hama kur hapën zjarr ndaj një makine. Dhuna e fundit ndodh vetëm disa orë pasi ekipi i OKB-së, i drejtuar nga koleneli maroken Ahmed Himmiche mbërriti në Damask.

Një zëdhënës i të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, tha se ekipi paraprak do të ngrejë shtabin e misionit vëzhgues dhe do të marrë takim si me qeverinë edhe me forcat kryengritëse për t’u shpjeguar atyre rolin e plotë të vëzhguesve.

XS
SM
MD
LG