Lidhje

7 ushtarë amerikanë vriten nga dy shpërthime në Afganistan


Shtatë ushtarë amerikanë humbën jetën nga 2 shpërthime të veçanta bombash në anë të rrugës në Afganistanin jugor.
NATO-ja tha se një prej sulmeve të sotme vrau 5 ushtarë. Aleanca perëndimore nuk dha hollësi të tjera.

Dëshimtarët njoftuan se panë një autoblindë amerikane, e cila kishte marrë zjarr, pasi goditi një bombë në anë të rrugës në qytetin e Kandaharit. Por nuk është e qartë nëse ky incident është njëri prej sulmeve të njoftuara nga NATO-ja.
Vrasjet e sotme e çojnë në 14 numrin e ushtarëve të NATO-s të vrarë në 3 ditët e fundit.

Po sot më herët në Afganistanin lindor, një sulm me makinë bombë vrau një shef distrikti dhe plagosi të paktën 4 persona të tjerë në kryeqytetin Xhalalabad të provincës Nangahar.

Shpërthimi i sotëm ndodhi ndërkohë që shefi i distriktit Lal Pur, Syad Mohammad Palawan po shkonte në zyrën e guvernatorit të provincës.
Autoritetet thanë se bomba ishte vendosur në makinën e shefit Palawan, nga e cila vetë shefi u vra dhe u plagosën të paktën 3 prej rojeve të tij.

XS
SM
MD
LG