Lidhje

Artisti i ri Kip Moore hedh në treg albumin e parë


Albumi i këngëtari të ri Kip Moore ka shkrirë muzikën tradicionale kantri me muzikën rrok. Albumi i tij me titull “Up all the night” është ndër më të pëlqyerit për momentin, ndërsa ka marrë vlerësime shumë të mira nga kritika dhe nga adhuruesit e artistit të ri.

Albumi i parë i Kip Moorit me titull “Up all Night” ka risjellë lavdinë e muzikës së Georgias për shumë kritikë të muzikës. Chet Flippo, i cili shkruan në faqen e internetit të televizionit të muzikës kantri, thotë:”Nuk kam dëgjuar një interpretim kaq imponues dhe tërheqës që nga koha e këngëtarit Jamey Johnson”.

Historiani dhe gazetari Robert K. Oermann, i cili ka shkruar për revistën “Music Row” tha se “Për vite me rradhë kam kërkuar për një lidhje mes muzikës rrok dhe asaj kantri. Mendoj se e kam dëgjuar këtë vit. Emri i këtij muzikanti që e përcjell këtë muzikë është Kip Moore. Ai ka një tingull të guximshëm e të zjarrtë në zërin e tij. Tekstet e këngëve të tij janë të drejtpërdrejta. Mendoj se ai mund të jetë një Springstreen ende i papërpunuar”.

Kip Moore shkroi dhe ka bashkëpunuar në krijimin e 11 këngëve të albumit të tij me titull “Up all night”. Temat më të zakonshme të këngëve janë nga përvojat e këngëtarit të ri. Kip na thotë se çfarë ai do të që arrijë me albumin e tij të parë.

“Dua të krijojë adhuruesit e mi besnikë. Unë dua që përmes një albumi të flas, të bashkëbisedoj me ata që e dëgjojnë atë, ashtu sikurse flasim normalisht mes nesh. Kur isha më i ri unë dëgjoja muzikë e albume të tilla si Bruce Springstreen, Bob Segers apo Jackson Brownes. Kjo është arritja më e madhe, të bëj njerëzit që të lidhen emocionalisht mbas një kënge dhe kjo krijon ata që quhen adhuruesit besnikë”.

Muzika nuk ishte pasioni i parë për Kipin. Fillimisht ai ishte pjestar i skuadrës së basketbollit në shkollën e tij në Alabama. Më pas fitoi të drejtën që të luante golf për një tjetër universitet po në Georgia. Por ai thotë se muzika ka qenë gjithmonë në mendjen e tij. Mbasi kaloi disa muaj me miqtë e tij në Havai, Kip u kthye në Nashville në vitin 2004. Mbasi u kthye në qytetin e tij, producenti Brett James firomosi një marrëveshje me të, e cila çoi në një kontratë me kompaninë MCA Records.

Fillimisht ata nxorën këngën “Something’bout a truck” e cila ishte kënga që parapriu albumin “Up all night”. Kip thotë se kjo është kënga më autobiografike e albumit. Kjo këngë ka shënuar rreth 500 mijë kopje të shitura, ndërsa videoklipi i saj ka shënuar rreth 6 milion shikues në You Tube.

XS
SM
MD
LG