Presidenti sirian Bashar al-Asad mohon çdo përgjegjësi nga qeveria e tij në masakrën e kryer në Houla. Udhëheqësi sirian përsëriti deklaratat se konflikti nxitet nga forca të jashtme dhe elementë terroristë, me synimin për të shkatërruar këtë vend. Ai i bëri komentet në fjalimin e parë drejtuar parlamentit të ri të vendit.
Presidenti Bashar al-Asad iu kundërvu kritikave të perëndimit me fjalët se vendi i tij është i përfshirë në një konflikt të gjerë me armiqtë rajonalë dhe ndërkombëtarë. Ai hodhi poshtë akuzat e opozitës në një fjalim para parlamentit të ri të vendit.
“Dua të theksoj se kur e cilësojmë këtë problem si terrorizëm, nuk flasim për strukturat e brendshme politike. Kemi një luftë të mirëfilltë nga jashtë. Reagimi ndaj këtij konflikti ndryshon nga mënyra si veprojmë brenda vendit”.
Presidenti sirian u doli në mbrojtje reformave që ka vënë në zbatim si rezultat i presionit nga opozita. Reformat konsiderohen si thjesht masa sipërfaqësore si nga perëndimi, ashtu edhe opozita. Megjithë tonin e ashpër në fjalën e tij para parlamentit, udhëheqësi sirian la të hapur mundësinë për dialog me disa grupe të opozitës:
“Nuk ka asnjë justifikim për akte terroriste, cilido qoftë motivi. Prandaj nuk do të ketë lëshime ose armëpushim me ata individë që mbështesin terrorizmin. Ne do t’u kundërvihemi me forcë këtyre akteve, por do të mbajmë të hapura dyert për ata individë që duan ta braktisin atë ideologji dhe që nuk i kanë duart të lyera me gjak”.
Mijëra vetë kanë gjetur vdekjen që nga fillimi i kryengritjes së opozitës në mars të vitit të kaluar. Trazirat kanë marrë përmasa gjithnjë e më të dhunshme duke zgjuar shqetësime për përfshirje në konflikt edhe të Libanit fqinj. Presdienti sirian përsëri fajësoi kryengritësit si nxitës të dhunës:
“Ne nuk ndërmarrim akte të tilla pasi na pëlqen të derdhim gjak. Këto akte na janë imponuar nga veprimet e të tjerëve”.
Udhëheqësi sirian këmbëngul se masakra e muajit të kaluar në Houla nuk u krye nga forcat qeveritare. As monstrat nuk do të kishin guximin të ndërmerrnin një akt të tillë, tha Bashar al-Asad duke iu referuar vrasjes së 108 civilëve, pjesa dërrmuese gra dhe fëmijë. Presidenti sirian i bëri komentet një ditë pasi i dërguari ndërkombëtar Kofi Annan deklaroi se hija e një lufte të përgjithshme civile po bie me shpejtësi mbi Sirinë dhe se bota kërkon vepra, jo fjalë nga Asadi.